Degradon sherri/ Moderatorja e çon në Polici ish-banoren e “Big Brother”, Gerta Shino: Ku**ë në shpirt
Videoja ku Dasara shfaqet me Roza Latin gjatë një interviste dhe komentojnë një pastruese ka bërë lëmsh rrjetin dhe jo vetëm. Fansat kanë kryqëzuar Rozën dhe Dasarën, ndërsa ish-banorja e “Big Brother” Gerta Shino, ka bërë një status në lidhje me këtë duke kritikuar dy vajzat. Pas kësaj videoje, Gerta postoi një status ku i quante Dasarën dhe Rozën “Real bitches” (kurva të vërteta). Dasara ia ktheu duke shkruar: “Unë mendoj që kjo e indinjuara e ka mamin pastruese per vete prandaj”. Gerta ka reaguar me një video live, e prekur pasi mamaja e saj është ndarë nga jeta 8 vite më parë. Gerta tregon në video se Dasara e ka denoncuar në Polici, dhe i thotë se do veprojë siç i zgjidhin sherret shqiptarët. Më poshtë reagimi i plotë i ish-banores së “Big Brother”, Gerta Shino: “Unë jam një njeri që kam të drejtë të jap koment. Ia thashë dhe Dasarës se më shkruajti, po më kërcënon, do të çoj në polici tha. E para mua ajo s’më bën dot asgjë se nuk jetoj në Shqipëri që të merret policia shqiptare me mua. Unë dhashe mendimin tim, më preku ajo që pashë dhe nuk kishte të bënte me profesionin e mamasë sime, gjyshes sime apo stërgjyshes sime. Unë jam thjesht një njeri me ndjenja dhe dua të shpreh mendimin tim. Mendimi im Dasarës i dogji, unë atë as e njoh, as ajo s’më njeh mua. Mamaja ime nuk jeton më, por unë s’do filloj të qaj live se më përket mua. Por në momentin që ajo cenon familjen time, s’më duket aspak normale dhe i thashë që këtu s’ka lidhje policia, po do ja tregoj unë sa shqiptare jam dhe çfarë do i bëj unë Dasarës, si zgjidhet muhabeti shqiptar me shqiptar. Ne jemi fajtorë që këtyre njerëzve u japim famë, i ndjekim, i bëjmë të kërkueshëm nga mediat që t’i marrin, t’i fusin në punë. “Real bitches” nuk do të thotë që ajo ka pasur 100 milionë dashnorë, unë thashë këto i quaj kurva të vërteta sepse janë kurva në shpirt, kurva në mendje, kurva në gojë që vajtën e shanë një pastruese. Nuk më intereson edhe po të kenë 100 milionë dashnorë, njerëzit duan të kuptojnë atë që duan. Dasara do më denoncojë se thashë Real Bitches. Ok të shohim ca do të thotë policia, unë do iki në Shqipëri se nuk më plas fare dhe të shohim ça do më bëjë policia. Ajo tha unë kam familje, kam fëmijë. Ajo burrin e ka italian, s’di shqip, fëmija i saj është 2-3 vjeç, nuk di të lexojë. Si u lëndua familja e saj? Cila familje lëndohet e asaj apo e imja? Nëse mamaja ime do të ishte pastruese do e kisha për nder, por për faktin që ajo ka vdekur duhet ta respektonte. Ajo të më shante mua por jo mamanë time. Do ta ndëshkoj unë atë!”, shprehet Gerta në videon e zbardhur sipas Opinion.al.