Degradon debati mes Princit dhe Sarës: “Trego kush ta pagoi helikopterin në takim!”
Ditën e sotme në Për’puthen është transmetuar takimi i parë mes Princit dhe Aristelës, por gjërat nuk shkuan si duhet. Kjo pasi pas pjesës së parë të takimit ka nisur një debat i ashpër në studio. Princi tha gjatë takimit se është takimi i dytë pasi i pari me Jasminën ishte i shpifur. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Jasminës e cila tha se nuk mund të flasë në atë mënyrë. Sakaq, debati agravoi më tej me përfshirjen e Sarës.
Princi tha se Sarën nuk e pëlqen më, duke e akuzuar si materialiste dhe se i pëlqejnë çunat me Ferrari dhe Porsche. Nga ana tjetë Sara nuk i ka kursyer ofendimet duke thënë: “S’jam materialiste, ti je zhigolo, tregoje këtu kush ta pagoi helikopterin që i çove Jasminës në takim.” “Pusho të them se po flas unë,” tha Princi i cili u largua me nerva nga studio.
Nuk dihet se çfarë nënkupton Sara me deklaratën e saj, por situata duket shumë e tensionuar./News31