“Dëgjojeni veten dhe të tjerët”. Monologu i Drusilla Foer do t’ju emocionojë pamasë…

Festivali i Sanremos 2022, sikurse çdo festival i mëparshëm, erdhi me risitë e veta. Këngë të bukura, interpretime të jashtëzakonshme, çmime të merituara. Por krahas gjithçkaje, ajo çfarë më bëri përshtypje, ka qenë monologue i Drusilla Foer, në hapësirën e dedikuar asaj në skenë. Ajo foli për diversitetin, për cilësitë që na bëjnë të veçantë, si dhe për rëndësinë e të dëgjuarit të vetes dhe të tjerëve. Më poshtë, do tëmund të lexoni monologun e saj.

“Nuk do të doja t’ju mërzisja në këtë orar me fjalime për fluiditetin, integrimin, apo diversitetin. Diversiteti nuk më pëlqen, pasi ka diçka krahasuese brenda vetes, si dhe një distancë që nuk më bind. Kur e përmend, më duket sikur gjithmonë po tradhëtoj diçka që mendoj apo ndiej. Fjala “diversitet” është si tëdashuruarit që nuk duhen më, duhet të ndryshohet.

Një term që mund ta zëvendësonte diversitetin, mund të ishte “unik”, sepse ne të gjithë e ndiejmë veten ndryshe nga të tjerët. Mirëpo, për ta kuptuar faktin që jemi unikë, duhet të kuptojmë se nga çfarë jemi tëpërbërë. Nga cilësi të bukura: ambiciet, vlerat, bindjet dhe talentet. Mirëpo talentet dhe bindjet duhet tëkurohen.

Nuk është aspak e lehtë të hysh në kontakt me unikalitetin tënd, por një mënyrë duhet të ekzistojë: duhen përqafuar gjithë gjërat që na bëjnë të ndihemi më mirë, me një përqafim plot dashuri, dhe të bërtasim: “Sa gjë e bukur, gjithë këto cilësi i kam unë”. Ai moment do të jetë i jashtëzakonshëm dhe do të jetë e mrekullueshme të përqafojmë veçantinë tonë. Mendoj se në atë moment do të jetë më e mundur të dalim nga kjo situatë konflikti që po na distancon.

Ndihem person shumë me fat që jam këtu, por do t’ju kërkoja edhe një dhuratë tjetër: “Jepini një kuptim pranisë sime në këtë skenë dhe le të provojmë të realizojmë një akt revolucionar, siç është dëgjimi. Dëgjojeni veten dhe të tjerët. Më premtoni se do t’u dhuroni të tjerëve çfarë keni më bollëk, se do të ruani dyshime për bindjet tuaja, vetëm për t’u siguruar se nuk janë bindje të gabuara. Ushqeni mendime në liri, pa paragjykime dhe pa turp. Përjetoni ndjenja duke u ndjerë të lirë”. – Monologu i Drusilla Foer nëfestivalin e Sanremos 2022.