Grabitje epike në Milano/ Hajdutët kthejnë orat 600 mijë euro me një shënim: Janë fallco!
Një grabitje me vlerë mbi 600 mijë euro, një rikthim po aq i pazakontë dhe një letër e shkruar me dorë që shton misterin… Është ky rasti tejet i pazakontë në Milano. Gjithçka ndodhi shumë shpejt në hotelin prestigjioz The Westin Palace. Një turist amerikan u bë viktimë e grabitjes spektakolare, një çantë e zezë…
GJKKO/ Atentati ndaj Ndojës, Valteri: Babai i Malokut më tregoi videon e dy personave që pretendonte se i vranë djalin! Rraja më telefonoi dhe më tha…!
Ish-deputeti Halit Valteri, i cili po dëshmon në GJKKO në gjyqin për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ka deklaruar se babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë, e ka kontaktuar dhe i ka treguar një video të dy personave që ai pretendonte se i kanë vrarë të birin. Valteri thotë se në parlament asokohe…
I fshehur akoma në bunker nga frika e një atentati, a do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?
Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në fund kërkoi publikisht angazhimin e palëve në zbatimin e tij. Megjithatë, Ajatollah Ali Khamenei, njeriu që tërheq fijet pas asaj që po ndodh në Teheran, ende nuk e ka konfirmuar armëpushimin….
“Degjenerim! AMA duhet të marrë masa”, Agron Llakaj reagon ashpër ndaj formatit në Top Channel
“Aventurierët”, reality show që transmetohet prej disa javësh në Top Channel, fillimisht mori kritika nga aktori Forjan Binaj. Por, episodi i fundit në veçanti ka sjellë edhe reagimin e Agron Llakaj.
Llakaj, nëpërmjet një shkrimi në Instagram, i është drejtuar AMA-s. “Nuk dua të merrem me Top Channel”, ka theksuar ai, duke iu referuar AMA-s si institucion enkas për kontrollin e asaj çka transmetohet në televizion. “Është alarm. Më shumë se alarm”, ka shkruar ndër të tjera, Llakaj.
Ai e ka cilësuar “Aventurierët” si një format ‘kriminal’, që përcjell ‘degjenerim’ dhe ‘shthurje’. “Shqiptarë, zgjohuni! Për fëmijët tanë! Për të ardhmen tonë! Stop degjenerimit!”, ka përfunduar Llakaj. /News31.al