Deformimi i muzikës në Shqipëri, Meridian Ramçaj: “Kur shoh një këngëtar e producent si Stine që…”
Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth deformimit të muzikës në Shqipëri ishte i ftuar opinionisti i njohur, Meridian Ramçaj. Çfarë mendimi ka Meridiani konkretisht për konkurrentët e Për’Puthen të cilët së fundmi kanë realizuar disa këngë?
Nuk i vë fajin atyre. Ja ve fajin shtëpive diskografike. Duhet të krijojnë një standart. Nuk kanë zë për oktava të larta por minimumi të kenë vesh muzike për të kapur ritmin. Publiku shqiptar përthith atë që i servir. Nuk kemi shije seleksionimi, përzgjedhjeje. Jemi qejflinj tallavash. Probemi është se janë studiot ndër më të njohurat që po i suportojnë dhe kjo vjen vetëm për efekt financiar. Unë them që reagimin e parë duhet ta bëjnë këngëtarët vetë. Unë për mendimin tim do stopoja për 24 orë mos transmetoja asnjë këngë nga këngëtarë profesionistë.
Do e filloja si një tip proteste që nga sot do ndaloja çdo radio, çdo ambjent muzikor që të transmetonte këngët e mia. Eranda Libohova ka një jetë që merret me muzikë dhe nuk merr klikime sa merr një pseudo-këngëtar. Ata kanë kuptuar që nga momenti që Për’Puthen mbaron shikueshmëria dhe vëmendja venitet dhe mendojnë se një mënyrë për të mbajtur vëmendjen është kënga pa e kuptuar se do të bëhen gazi i botës. Pasojë kjo për artin shqiptar. Ata janë në rregull me veten e tyre. Ta nisësh nga hiçi e më pas të ftohesh nëpër koncerte nuk është pak. Kur shoh një këngëtar e producent si Stine që ka goxha vlera në tregun muzikor dhe shikoj që promovon një këngë me Melvanin dhe Julin u çudita shumë.