Dedikimi i Venerës për partnerin: Sa herë do lindja, do lindja për Lindin

Pas vitesh mungesë në festivalin e njohur të muzikës ‘Kënga Magjike’, Venera Lumani u rikthye me një dedikim për partnerin e saj. ‘Lind për ty’ është kënga që Venera ja ka kushtuar Lindit, djalit që i rrëmbeu zemrën në ‘The Voice of Albania’. “Është një lloj falënderimi për të. Sa herë do lindja, do lindja për Lindin”, tha Venera përpara se të këndonte. Kjo pjesëmarrje e Venerës në ‘Kënga Magjike’, vjen pasi në vitin 2015-të ajo dhe Lindi u prezantuan me këngën ‘Zemër në katror’, sërish një dedikim për dashurinë e tyre, shkruan Who. Kujtojmë se në qershor të këtij viti gjatë një udhëtimi romantik në Barcelonë, çifti i njohur zyrtarizuan marrëdhënien e tyre.