Dedikimi i Fifit për Florin nuk mund të ishte më shpirtëror se kaq: “Faleminderit që më kupton atëherë kur s’kuptoj as veten!”
“Pika e dobët”- kështu e ka cilësuar Fifi Flori Mumajesin më parë, duke i thënë të gjitha për marrëdhënien e tyre si në aspektin personale, ashtu edhe atë profesional, ku të gjithë i shohim prodhimet që sjellin e që u vjedhin zemrën të gjithve. Pas suksesit që shënuan “Three dots” në “Kënga Magjike” këtë vit, Fifi i ka thurur sot kantautorit fjalët më të bukura.
Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqen së bashku duke e falenderuar për mbështetjen shpirtërore që ai i ka dhënë. Në fund e mbyll duke i rikujtuar edhe një herë se e ka pikë të dobët.
“S’ka asgje ma me vlere per mu se momentet me notat e shpirtit tend . Do mundohem shume qe te mos i stonoj se vallah e kane rendesine te madhe . Duhej ta beja kohe me pare , e di .. po falenderimi qe kam ndaj teje s’eshte thjesht material , eshte shpirteror dhe nuk thuhet me pak fjale .
Faleminderit
Faleminderit qe me kupton dhe atehere kur se kuptoj veten .
Faleminderit qe besove e me mbeshtete qe kur une isha thjeshte nje goce nga kosova .
Faleminderit qe me dhe energji e suport kur ne fakt u desh te te jepja.
Faleminderit Zotit qe t’kom. Faleminderit qe ju kom @klajdiharuni & @iambrunooooo !
@iamflorimumajesi t’kom pike t’dobt #blessedandgrateful PERJETESISHT 🤍 ahhh ta qes ti paraprije renies se msyshit ” shkruan Fifi.
/News31