Dëbora zbardhi rrugët, Eli Fara në kabinën e Sajmir Çilit

Reshjet e dëborës prej dy ditës janë kthyer në mënyrë argëtimi për shumë personazhe të njohur, të cilët postojnë foto në rrjetet sociale duke e shijuar. Por jeta e tyre nuk është aq e bukur sa duket, sidomos për këngëtarët qe u duhet të lëvizin nga një qytet në tjetrin për të mbajtur koncertin e rradhës. E natyrisht në dëborë e ngricë udhëtimi ka edhe rrezikun brenda. Kështu këngëtares Eli Fara dhe Sajmir Çilit u është dashur të nisen sot drejt qytetit ku kanë koncert. Çili ka ndaluar makinën me pasagjere Elin, dhe kanë ndaluar për të bërë një foto me borë. Miqtë kanë zbuluar se ata janë duke udhëtuar për në qytetin e Korçës.