Debati me vajzat, Einxhel kërkon ndjesë dhe zbulon si e qortoi i ati

Në një intervistë për “Daily Love Story”, Enxhëll ka folur debatin e javës së kaluar, për të cilin ishte qortuar edhe nga i ati.

“Babai më ka thënë diçka, që jeta duhet të të kishte mësuar që duke ulur të tjerët, apo duke të ulur të tjerët ty, nuk është se e ngre ti veten apo e ngrenë të tjerët veten. Dhe kishte shumë të drejtë. Kjo javë ka qenë vërtetë një mësim”, tha Enxhëll.

Ndërkohë, bukuroshja nga Gjirokastra ka kërkuar ndjesë për zënkën e cila u gjykua në mënyrë negative edhe nga publiku.

“Publiku duhet të dijë diçka, po ashtu edhe vajzat. Ne thjesht ironizuam të gjitha fyerjet, paragjykimet që ato na kanë bërë. Unë kërkoj ndjesë nëse publiku e ka marrë si diçka negative, por nuk ka qenë aspak keqdashëse nga ana ime”, ka deklaruar Enxhëll.