David Dreshaj: Si e përjetoj dashurinë, dhe pse i them “jo” shfrenimit

Një 18 vjecar si ty çfarë di për dashurinë e vërtetë?
Dashuria është dashuri.
T’i hysh tregut të muzikës sot duhet të kesh edhe para. Sa investon familja jote për karrierën që ke nisur si këngëtar?
Familja më ka suportuar që në hapat e para, dhe pa ta nuk do të isha sot këtu.
Me cilën këngëtare shqiptare do të dëshiroje një duet?
Tani nga këngëtaret shqiptare, do të kisha dëshirë të bëj një duet me Encën. Më duket shumë e kompletuar si artiste.
Po mes këngëtareve të huaja kë do të zgjidhje?
Gjithmonë ambiciet janë shumë të mëdha, kështu që pse jo edhe me ndonjë këngëtare internacionale, me famë botërore.
Zakonisht artistët bëjnë jetë mes alkoolit, supstancave narkotike dhe femrave seksi. Po ti sa afër apo larg tyre je?
Unë jam në fillimet e karrierës. Punoj shumë, e bëj me pasion, dhe jam shumë i fokusuar në atë çfarë bëj. Kështu që nuk jam në ato drejtime, as nuk do të jem.