David dhe Victoria Beckham infektohen me COVID-19 nga festat në Miami

David dhe Victoria Beckham jo vetëm që janë infektuar me koronavirus, por mund të kenë shkaktuar një përhapje masive të tij. Ata besohet se kanë rezultuar pozitivë në mars, pak javë përpara rregullave të izolimit në karantinë. Gjatë kësaj kohe, çifti ka marrë pjesë në shumë evente publike bashkë me 4 fëmijët e tyre. Një burim për “The Sun” ka treguar se ishte një skenar makthi:

“David ishte në detyrë për klubin e tij Inter Miami, ndërsa Victoria dhe fëmijët e shoqëruan që ta mbështesnin. Ata morën pjesë në disa festa për t’u njohur me njerëzit duke qenë se David kishte detyrat e tij promocionale. Ata po i jepnin dorën dhe po puthnin fansat apo personalitete të klubit. Më pas, u rikthyen në Londër dhe shkuan menjëherë në rezidencën në Cotswolds.”

Burimet kanë treguar se më pas David filloi të sëmurej, ndërkohë që Victoria kishte temperaturë të lartë dhe dhimbje fyti. Punonjës të tyre si roje, shoferë apo asistentë gjithashtu u sëmurën në të njëjtën kohë. “Victoria ndihej në panik dhe e detyroi familjen të karantinohej për më shumë se 2 javë. Ajo ishte e frikësuar se mund të ishin ata që e kishin përhapur në masë dhe bëri gjithçka mundi për të minimizuar rrezikun në vijim. Ajo po vuante në shtrat, por njëkohësisht ishte në panik. Kanë qenë javë të vështira.”

/News31

Burimi: Metro.co.uk