David Beckham rrëfehet zemërthyer: “Kam tre djem, por futbollin e trashëgon vajza”

David Beckham shfaqet zemërthyer për djemtë e tij që nuk luajnë futboll. Ish-kapiteni i Anglisë thotë se vajza e tij Harper po e luan këtë sport, dhe tashmë “kjo lojë është për të”. 43-vjeçari ka folur për “The Graham Norton Show” në BBC, për incidentin e fundit teksa shihte vajzën e tij 6-vjeçare të luante në fushë. “Haprer luan çdo të diel dhe e adhuron. Djemtë nuk luajnë dhe kjo më thyen zemrën. Kanë talent por kjo është për Harper tani. Bëhem shumë entuziast kur e shoh”, ka thënë Beckham. Djali i madh i tij, Brooklyn, është një fotograf i shkëlqyer, ndërsa Romeo shfaqet si një lojtar tenisi. Ndërsa Victoria, bashkëshortja e tij ka postuar në rrjetet sociale 13-vjeçarin Cruz, duke treguar talentin e tij në këngë, sipas Top Channel.