David Beckham feston ditëlindjen, dhurata nga bashkëshortja i habiti të gjithë

Ditën e sotme David Beckham feston ditëlindjen e 44-të dhe festimet kanë pasur në qendër familjen, por jo vetëm. Gjithçka nisi me një mëngjes të shijshëm të gatuar nga fëmijët dhe vazhdoi me dhuratat simbolike.

David-Beckham-2

Megjithëse pasuria e Victoria Beckham kap vlerat e 765 milionë paundve, ajo i dhuroi bashkëshortit vetëm një deodorant me vlerë 8 paund. Ndërsa fëmijët e çiftit të njohur, e surprizuan me kartolina simbolike të përgatitura nga ata vetë. Kjo ditëlindje më shumë se sa për festime gjigande apo gjëra të tilla me vlerë marramendëse duket se i është dedikuar detajeve plot dashuri dhe zemër.

David-Beckham-3

David-Beckham-4

Vetë David i ka publikuar fotot e surprizave duke theksuar se dedorantin e kishte kërkuar vetë, por gjithsesi shfaqet disi ‘i zhgënjyer’. Por Victoria nuk e la me aq, pasi më tej u zbulua edhe aksesori shumë i shtrenjtë që ajo i dhuroi partnerit, një çantë e personalizuar lëkure.

David-Beckham-5

David-Beckham-6

Ky përvjetor i David do mbahet mend si një ndër më të bukurit, jo vetëm nga ai, por nga e gjithë familja Beckham. /revistawho.com