Datëlindja e 23-të e Kidës në kushte karantine tregon se mund ta gjejmë mënyrën për të festuar

Sot është një ditë speciale për Kidën, e cila feston datëlindjen e saj. Artistja e njohur e ka pritur 23-vjetorin në mënyrën më të mirë të mundshme, me një festë të organizuar në shtëpi me mikeshat e ngushta, ku sigurisht nuk kanë munguar dhuratat, lulet, torta dhe muzika.

Në Instagram-in e saj, Kida ka ndarë mbrëmjen e djeshme, përveç urimeve të shumta nga kolegët, fansat dhe miqtë, edhe pamjet nga festa e organizuar në kushte karantine. Në story-t e saj mund të shohim lulet dhe dhuratat e ndryshme që ka marrë:

Po ashtu edhe dekorin e festës, që mund të na frymëzojë edhe ne për një datëlinje në kushte pandemie:

Sigurisht nuk mund të mungojë torta, në fakt tortat dhe këngëtarja që fryn qirinjtë në mesnatë:

Ndërsa këto janë disa pamje nga festa, ku vajzat kërcejnë me muzikë të mirë, që në këtë rast janë këngët e vetë Kidës.

Shumë urime edhe nga ne!!

/News31