
Dasmë VIP nesër/Erik Lloshi i jep fund beqarisë
Erik Lloshi dhe Romina do t’i japin fund beqarisë. Këtë të shtunë do të zhvillohet ceremonia dhe dasma e shumëpritur e këngëtarit të njohur dhe partneres së tij prej disa vitesh. Romina dhe Eriku do i japin fund beqarisë në 17 gusht në ambientet e një kompleksi në periferi të Tiranës. Të ftuar në dasmë do të jenë shumë artistë, emra të njohur në fushën e muzikës dhe televizionit si dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të këngëtarit të njohur.
