Dasmë VIP në 2019-ën/ Afrona Dika zgjedh ishullin e Greqisë për festën e beqarisë

Këtë vit do të kemi një dasmë VIP, pasi Blero dhe Afrona martohen. Çifti ka vendosur që 2019-ta të jetë viti i kurorëzimit të dashurisë së tyre, pas disa vitesh në lidhje, shkruan Prive. Afrona ka zbuluar tashmë vendin ku do ta organizojë festën e beqarisë. Ajo ka zgjedhur Greqinë, atje ku shkon shpesh, për të kaluar disa momente të mrekullueshme me shoqet e saj. “Mezi po pres”, ka shkruar ajo derisa ka postuar një fotografi të ishullit të famshëm të Greqisë në Instastory.