Dasmë së shpejti? Mariza Ikonomi flet për ditën e madhe!

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka qenë e ftuar këtë të mërkurë te “Rudina”, ku ndër të tjera ka folur edhe për planet për t’u martuar. Teksa këngëtarja tregoi për udhëtimin në Las Vegas, Rudina tha se aty njerëzit shkojnë për t’u martuar, dhe nuk e kuptonte se pse këngëtarja nuk e kishte bërë diçka të tillë.

Këngëtarja tha se i merr gjerat shtruar duke theksuar se edhe ai moment do të vijë, “Nuk e bëra kësaj radhe, nuk e bëra, nuk ma mbajti dora kësaj radhe po… Unë jam një njeri që i marr gjërat shtruar, në kuptimin që nuk dua të nxitoj në gjërat që bëj. Çdo gjë e kam marrë me qetësi, kështu që, ai moment do vijë, por avash-avash”.

Me tej Rudina e pyeti nëse ajo dëshiron të bëjë një ceremoni të madhe, apo diçka më private, dhe këngëtarja nuk nguroi të zbulojë detaje, “Ti po më bën një pyetje që unë as nuk e kam menduar të them të drejtën, sepse kam marrë pjesë nëpër dasma, kam martuar njerëz dhe është një moment shumë i bukur, por ndoshta nuk kam pasur kohë ta mendoj sesi do ta doja veten. Në përgjithësi nuk do të doja shumë pompozitete, sepse jam një njeri që i dua gjërat private, i dua t’i kem për vete. Por edhe mund të më ndërrohet mendja nuk e di, mund ta bëj kështu të madhe fare. Nuk e di akoma”.

Gjatë bisedës Mariza i tha se do të jetë e ftuar në dasmë dhe Rudina e pranoi ftesën me kënaqësinë më të madhe. “Do të jesh nuse shumë e bukur, edhe ne mezi po presim. Mezi po pres ftesën. Kështu që sa më shpejt të lutem, na ka marrë malli të shkojnë në një dasmë”.

Bordo