Dasmë së shpejti? Fatma dhe Alfio flasin për planet e martesës

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, arritën që ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre prej dy vitesh. Pasi ata vendosën që të dilnin bashkë në publik, u kthyen në çiftin më të komentuar në showbiz-in shqiptar.

Fatma-Methasani-1

Tani ata kanë nisur të bashkëjetojnë dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. E tani hapi i radhës mbetet martesa. Por duket se Alfio e ka diçka në mendje. Ai është pyetur nga emisioni “Thumb” se kur do të martohen.

Fatma-Methasani-3

“Në vitin 2020 mbase”, ka thënë Alfio. Ndërsa Fatma është përgjigjur: “Ti më pyet ‘A do të bëhet burri yt?’. Çdo gjë është me pikëpyetje”.

Fatma-Methasani-2