Dasmë në Las Vegas, martohet Anxhela Peristeri!
Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret për të dashura për publikun shqiptar.
Së fundmi këngëtarja ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë e ka treguar edhe ajo vetë me anë të postimeve në rrjetet e saj sociale.
Burime për “Prive” bëjnë me dije se arsyeja që këngëtarja ndodhet përtej oqeanit është se ajo dhe partneri i saj kanë vendosur që të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre.
Ata kanë zgjedhur Las Vegasin, një prej vendeve më të bukur, për t’i thënë “PO” njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Anxhela foli pak kohë më parë për jetën e saj private, duke pranuar se po shijon një romancë të bukur dashurie dhe zbuloi se partneri i saj nuk është një figurë publike.
Bordo