Dasmë në horizont, Cristiano Ronaldo gati të martohet për herë të parë
Cristiano Ronaldo raportohet se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Georgina Rodriguez. Gazeta portugeze “Correio da Manha”, shkruan se ajo ka thënë “po” dhe tani ka nisur provën për fustanin e nusërisë. Çifti po jeton në Itali dhe kanë bashkë vajzën 1-vjeçare Alana Martin, ndërsa Georgina po ndihmon gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të tij.
“Cristiano i ka propozuar Gio-s të martohet me të. Dasma do të organizohet, por shumë pak njerëz i dinë detajet. Ajo që dihet për momentin është se Gio ka provuar disa fustane nusërie”, shkruan gazeta. Georgina u takua me futbollistin në qershor të 2016-s në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku punonte ajo dhe ku Cristiano shkoi për të blerë veshjet e verës, shkruan IconStyle. Çifti është dalluar më herët duke mbajtur të njëjtën unazë “Cartier” me diamante, që dyshohet se është e fejesës, sipas Daily Mail.