Dasmë në Dubai/ Grimierja e VIP-ave, Merita Merja kuratorja e çiftit arab, ja si duken!
Grimierja e njohur, Merita Merja tashmë ndodhet në Dubai ku e kemi parë nga insta-storyt e saj në destinacionin e ëndrrave.
Kuratorja e suksesshme e imazhit e vipave dhe jo vetëm, është zgjedhur nga një çift arab vendas për ditën e tyre më të rëndësishme të martesës, duke përzgjedhur Meritën që t’i grimojë e stolisë bashkë me fustanet e nusërisë.
Para pak kohësh make-up artistja hodhi ne treg ‘Glam by Merita’, disa produkte tualeti me ekskluzivitetin e saj. Së fundi ajo ishte e ftuar në programin e pasdites në “Top Channel”, ku ndau me shikuesit disa nga sukseset e punës së saj.
Merita, hyn mes grimierëve të famshëm që po preferohen për kurim imazhi nga personazhe të huaj.