Dasmë në “Big Brother VIP”: Ardit Çuni martohet me Beniadën

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme, banorëve u është kërkuar që të organizojnë një dasëm të Shqipërisë së Veriut.

Banorët zgjodhën mes tyre “dhëndrin” dhe “nusen” e këtij edicioni dhe gjithë rolet e tjera për të plotësuar siç duhet dasmën tradicionale.

Dhëndrri i dasmës u zgjodh Arditi ndërsa roli i nuses i takoi Beniadës. Çifti dukej i mrekullueshëm, ndërsa posaçërisht për ta, i ftuar në shtëpi ishte edhe këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili.

Dasma kulmoi me një puthje që Arditi ia dhuroi “nuses” në altar, ndërsa duket se ky moment ka relaksuar e ka vendosur disi paqe në shtëpi pas debateve të fundit./revistawho.com