Dasmë lesbikesh te Bajerni i Mynihut, dy lojtaret e ekipit martohen me njëra-tjetrën


Një dasmë krejtësisht e çuditshme dhe papritur vjen te skuadra e Bajernit të Mynihut. Lusi Vonkova dhe Claudia Van Den Heiligenberg, dy shoqe në skuadrën e femrave të Bajernit të Mynihut, njëra sulmuese dhe tjetra mbrojtëse e majtë janë martuar me njëra-tjetrën, shkruan Panorama Plus. Për çiftin e ri të afirmuar, një urim i veçantë ka ardhur dhe nga skuadra e Bajernit të Mynihut për femra, teksa shkruajnë: “Urime të sinqerta, ju urojmë më të mirën që mund të imagjinoni për të ardhmen tuaj të përbashkët!”. Ndërsa Van Den Heiligenberg ka shkruar: “Po jam martuar me vajzën më të bukur në botë”.