Dasma VIP pas tërmetit/ Afrona Dika i tha “po” në altar Bleros

Mbrëmjen e sotme Blero dhe Afrona Dika kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Në perëndimin e diellit, në praninë e miqve dhe të afërmve çifti i njohur i kanë thënë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit.

A777C443-CFF8-4ED2-91BC-56D5EB9BD760

Ata kishin zgjedhur që gjithë ambientin ta dekoronin në ngjyrë të bardhë dhe me shumë elegancë. Për ceremoninë e kurorëzimit Afrona kishte veshur një fustan të bardhë në stil princeshe, shoqëruar me një vello të gjatë. Ndërsa Blero kishte zgjedhur një kombinim bardhë e zi, duke hequr dorë nga kostumet klasike një ngjyrëshe.

E616450E-BF34-41AB-83D0-CE578A1C04D8

Çifti i njohur kanë zgjedhur një nga resortet më të bukura në Shëngjin për ditën më të rëndësishme të jetës. Kujtojmë se Blero dhe Afrona kanë vite që jetojnë një histori dashurie, e mbushur me sakrifica të shumta për shkak të largësisë mes tyre. /revistawho.com