Dasma më e ‘çmendur’ në Tiranë: Ilda Gega e “Big Brother 1” i jep fund beqarisë!
Duke qenë një format tejet i pëlqyer dhe që vinte për herë të parë në Shqipëri, “Big Brother 1” ka qenë padyshim reality show që ka mbledhur të gjithë shqiptarët dhe vështirë të mos kemi kuriozitet sot për banorët e ediconit të parë. Duke qenë kështu, do t’ju tregojmë sot për çastin më të ëmbël të jetes për një prej banoreve më të këndshme të Big Brother 1, Ilda Gega.
Nëse e kujtoni siç duhet, Ilda nuk pati mundësi të qëndronte gjatë në shtëpinë e ‘Big Brother’ megjithatë, për aq kohë sa qëndroi shikuesit e mbajnë mend gjatë pasi fillimisht Ilda është një nga vajzat më të bukura dhe pa përdorur aspak grim, tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, si brenda shtëpisë së famshme ashtu edhe jashtë saj. Së dyti, Ilda Gega tregoi se ishte shumë ‘tip’ (siç themi ne shqiptarët): me humor të hollë, me karakter të fortë dhe shumë luftarake, Ilda fitoi zemrën e një pjese të mirë të cilët pas përfundimit të reality show-t gjithmonë mbeten kuriozë për jetën e saj.
Për ata që ndoshta nuk e kanë ndjekur në rrjete sociale, Ilda jeton në SHBA prej vitesh ku dhe ka gjetur aty dashurinë e jetës së saj, Christopher, i cili është nga Libani por edhe ai si Ilda, ka vendosur që ta ardhmen ta shohi në SHBA.
Duke parë fotot e tyre në Instagram, mund ta imagjinonim se kurorëzimi i tyre në martesë do të ishte nga më të çmendurit dhe sërish, burime për News31.al, tregojnë se damsa e Ildës dhe Chris mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Brigatave në Tiranë, i kaloi pritshmëritë.
Çifti ishin shumë energjik duke krijuar një atmosferë elektrizuese për të gjithë të pranishmit të cilët nuk patën mundësi asnjë minutë të uleshin për të pushuar. Muzika e mirë dhe energjia pozitive bëri që dasma të vazhdonte deri orët e para të mëngjesit. Siç tregojnë burime për News31.al, në dasmën e Ildës dhe Chris për muzikën u kujdesën Klajdi Haruni dhe Bruno (të cilët njihen tashmë për atmosferën që krijojnë në dasmat më cool në Shqipëri) dhe gjithashtu një DJ nga Libani, i cili vërtetë bëri një punë të shkëlqyer.
Për tu kthyer tek e bukura e mbrëmjes, Ilda Gega dhe fustanet e saj mund të themi thjesht dhe pastër: një yll natyral. Për fustanet e Ildës u kujdes “Tier by Tier” e cila realizoi fustane posaçërisht për nusen, të thjeshtë, të lirshëm dhe larg vanitetit të fustaneve të mëdha të dasmave. Grimi dhe modeli i flokëve të Ildës qenë minimaliste (fundja ajo s’ka nevojë për shumë makeup) dhe e shijoji aq shumë mbrëmjen e saj sa shpesh i rregullonte vetë flokët. Në fundin e mbrëmjes, kapi një topuz (siç e shihni në video) dhe vazhdoi kërcimin e qetë. Një nuse super sport që të tejçonte vetëm energji të mirë!
Sërish burime për News31.al tregojnë se dasma e Ildës dhe Chris nuk përfundon me kaq pasi ditën e sotme çifti dhe shoqëria e tyre do të udhëtojnë drejt Dhërmiut për të mbajtur një ‘White party’ ku me siguri do të festohet edhe atje deri në orët e para të mëngjesit.
Urime Ilda dhe Christopher! Energjinë që përcollët në ditën tuaj më të bukur, paçit gjithë jetën shoqëruese… /News31.al