Dasma kthehet në tragjedi/ Humb jetën nga koronavirusi dhëndri, infekton 111 të ftuarit e tjerë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indi, ku një 26 vjeçar ka humbur jetën vetëm dy ditë pas dasmës që realizoi me 400 të ftuar.
Mësohet se burri kishte shfaqur simptoma të Covid-19 në ditën e dasmës dhe për të ulur temperaturën kishte pirë paracetamol, sipas mediave lokale.
Më shumë se 100 të ftuar në dasmë, që ishin dhe në varrimin e tij, kanë dalë pozitiv me koronavirus. Mjekët besojnë se dhëndri ka qenë burimi i infeksionit.
“Deri më tani 111 persona që morën pjesë në dasmë janë pozitiv me Koronavirus. Të gjithë të tjerët janë identifikuar dhe izoluar”, ka njoftuar Raj Kishor Chaudhary, zyrtari kryesor mjekësor në Patna.
Mësohet se as të afërmit e dhëndrit, përfshirë nusen e tij, nuk kanë dalë pozitiv me koronavirus. Autoritetet kanë nisur hetim mbi këtë ngjarje.