Dasma kthehet në mort, çifti vdes pas ceremonisë
Fund tragjik për një çift të sapomartuar. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku burrë e grua humben jetën nga rrëzimi i helikopterit, vetëm pak kohë pasi kishte mbaruar ceremonia e dasmës së tyre. Mediat e huaja shkruajnë se viktimat Byler dhe Bailee Ackerman gjeten vdekjen, kur helikopteri me të cilin lëvizen u rrëzua në anë të një kodre. I vdekur në vend mbeti edhe piloti, shkruan Panorama Plus. Një mik i përbashkët i çiftit, që ishte edhe në dasmë, Eric Smith, i cili ndau lajmin tragjik në “Facebook”, shkroi: ‘Piloti, Jerry, ishte gjithashtu në bord. Nuk ka asnjë të mbijetuar”.