Dasma kthehet në makth! E shtrirë përtokë, nusja përleshet para të gjithëve, ndërkohë që të ftuarit shfaqen të…

Një përleshje ka shpërthyer menjëherë pas ceremonisë së një dasme në Uells.

Sipas “The Sun”, të ftuarit janë tmerruar nga lufta që shpërtheu menjëherë pas ceremonisë, ku nusja rrotullohej në bar, ndërsa ishte ende e veshur me fustanin e nusërisë.

Sherri plasi në një klub afër Swansea, në jug të Uellsit dhe nga videot e filmuara nga të pranishmit, mund të dëgjohet një burrë teksa telefonon policinë.

Një zëdhënës i klubit “Penlan RFC” tha se ishte stafi i klubit ai që njoftoi policinë, kur sherri shpërtheu të premten në mbrëmje.

Klubi tha në një deklaratë në Facebook: “Ne jemi në dijeni të një videoje që po qarkullon nga mbrëmja e kaluar, pasi një ceremoni dasme përfundoi në një përleshje jashtë klubit. Askush i lidhur me klubin nuk ishte i përfshirë në atë që ndodhi. Ne shpresojmë që të gjithë të jenë mirë.

Stafi i klubit telefonoi policinë dhe i largoi njerëzit, duke i kushtuar vëmendje të lënduarve. Kjo sjellje mund të shkaktojë lëndime që mund t’ju ndryshojnë jetën. Ne jemi me fat që kemi anëtarë kaq të mirë që ndihmuan në normalizimin e situatës sot.”

Ndërkohë policia e Uellsit tha për “The Sun”: “Ne u thirrëm për shkak të një përleshjeje që kishte ndodhur në klubin ‘Penlan Rugby’ në orën 11:35 të premten, më 4 shtator. Hetimet po vazhdojnë ende”.

Pamjet tregojnë një grua të shtrirë përtokë, ndërkohë që nusja përleshej me të përpara shumë njerëzve, ende e veshur me fustanin e nusërisë.

Videoja e postuar tek “Reddit” ka tërhequr shpejt vëmendjen e shumë personave, duke grumbulluar komente pafund.

/Panoramaplus.al