Dasma e Sarës dhe Ledrit është afër? Ja si qëndron e vërteta!
Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një prej çifteve më të dashura të showbiz-it shqiptar. Së fundmi është përfolur për një dasmë në horizont. Kjo sepse Sara pak ditë më parë u shfaq në foto me një fustan nusërie duke ngritur dyshimet te ndjekësit për një dasmë.
“Është ëndërr”, shkroi ajo krahas fotos.
Por gjithçka duket se ka mbetur në kontekstin e aludimeve pasi sipas burimeve pranë “Prive” ende nuk ka asnjë datë dasme në horizont nga ana e tyre. Epo një fustan nusërie mund ta veshësh edhe për qejf sot, apo jo?!
Revista Who