Dasma e pazakontë e djalit të Ylli Ndroqit, zbulolet dekori ceremonial në Pallatin e Kongreseve

Dasma e pazakontë e djalit të Presidentit të “RTV Ora News” Ylli Ndroqi, do të finalizohet nesër në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. “Story.al” ju sjell fotot ekskluzive nga përgatitjet për ceremoninë gjigante, ku mund të shihni dekorin madhështor që është ndërtuar në hyrje të Pallatit të Kongreseve. Kjo është hera e parë që kjo ndërtesë kongresesh e koncertesh do të popullohet nga dasmorë, për të festuar celebrimin e çiftit Redon Ndroqi dhe partneres së tij nga Armenia, Mariam Akopyan. Në darkën e së dielës (nesër) janë të ftuar politikanë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të familjes Ndroqi, ndërkohë që sot në mbrëmje po mbahet ceremonia e dytë VIP në Hotel Tirana.