Dasma e Meghan dhe Harry, fitime marramëndëse për turizmin
Ekipi ligjor i Meghan Markle pretendon se dasma e saj me princ Harry-n solli £1 miliard nga turizmi.
Daily Mail raporton se shifra u zbulua nga një pjesë e dosjeve të Meghan Markle të paraqitura në gjykatë për veprimet ligjore kundër Mail on Sunday. Mail on Sunday pretendon se shumica e të ardhurave të dasmës – rreth £30 milionë – u siguruan nga taksapaguesit dhe shkuan për siguri, shërbimin e kishës, lulet dhe të tjera detaje të dasmës. Ndërkohë avokatët e Meghan-it pretendojnë se “dasma u financua nga vetë princi i Uellsit” (princ Charles, babai i princit Harry). Sipas tyre, të vetmet të ardhura të taksapaguesve u përdorën për të kontrolluar dhe mbrojtur turmën. Mail on Sunday i referohet një firme konsulence, e cila thotë se të ardhurat që solli dasma në turizëm ishin vetëm £300 milionë, ndërkohë që pjesa tjetër erdhi si pasojë e faktorëve ekonomikë jo të drejtpërdrejtë, si shitjet me pakicë dhe moda. Ekipi ligjor i Meghan Markle pretendon se dasma mbretërore gjeneroi £1 miliard në sektorin e turizmit.
Kujtojmë se Meghan Markle është në një betejë ligjore me Mail on Sunday, për shkak se tabloidi botoi letrën që i ati, Thomas Markle, i shkroi dukeshës së Sussex-it.