
Dasma e Elita Rudit, zbulohet çmimi marramendës i fustanit
Javën e kaluar, çifti Gjiko dhe Elita i dhanë fund beqarisë. Dasma e tyre ishte e organizuar në detaje, ku të ftuar ishin dhe shumë fytyra të njohura për publikun shqiptar. Elita atë natë u shfaq me dy fustane të ndryshme, por ai i pari i punuar nga Geraldina Sposa rrëmbeu gjithë vëmendjen. Prive mëson se ky fustan i ka kushtuar Elitës plot 10 mijë euro, por që ajo ka paguar vetëm gjysmën e tij, pasi gjysma tjetër është llogaritur në pjesën e marketingut.
