“Dasma e dytë dështoi”, ish bashkëshorti i Rudina Dembacajt poston ‘historinë ngacmuese’
Ish bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj vijon të përbëjë lajm për mediat rozë me postimet që ai bën, pak kohë pas divorcit.
Postimet e tij, domosdoshmërisht lidhen me situatën e beqarit ku ai ndodhet, dhe pikërisht zgjedh të flasë për martesat, sidomos ato me fund të trishtë.
Së fundmi, Aleksi ka zgjedhur të ngacmojë ndjekësit dhe mediat me një meme në rrjetet sociale ku shkruhet:
“Isha shoqërues i dhëndrit në dasmën e dytë të shokut tim. E nisa fjalimin me ‘Mirëse u rikthyet të gjithë’, ai nuk është se u gëzua shumë #Dasmadështoi”, ka shkruar ai në Instagram.