Dasma e Bleros po afron, Afrona Dika festë beqarie në ishullin grek

Blero dhe partnerja e tij, Afrona Dika, në shtator do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre. Muajt po kalojnë dhe pak nga pak dasmë po afron, ndaj çifti i njohur kanë menduar prej kohësh për detajet e organizimit. Këtë fundjavë Afrona do të festojë edhe festën e beqarisë me mikeshat e saj dhe duket se mezi po e pret këtë moment.

Afrona-2

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet se ka një kapele dhe disa gjëra me material kashte, si dhe në vello që lexon: “Zonja e ardhshme Muharremi”. Përkrah fotos Afrona ka shkruar: “Duke u bërë gati për fundjavën e festës së beqarisë në Mikonos”. Modelja e njohur ka zgjedhur ishullin grek për të organizuar një festë mes mikesh, që mbetet si një nga kujtimet më të bukura për të gjitha vajzat. Blero dhe Afrona kanë vendosur që ceremoninë e martesës ta mbajnë në një nga hotelet më të mira në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Kujtojmë se raporti mes çiftit ka qenë një nga më të diskutuarit në ‘showbiz-in’ shqiptar, por Blero dhe Afrona kanë treguar se dashuria për njëri-tjetrin ka mbizotëruar mbi çdo gjë tjetër, shkruan Who.