
Dasma brilante e Eliza Dushkut/ Shikoni si duket nuse me burrin 20 vite më të madh
Eliza Dushku u martua me të fejuarin, Peter Palandjian muajin e kaluar. Aktorja shqiptare 37-vjeçare dhe drejtori 57-vjeçar i Korporatës Interkontinentale Real Estate u kurorëzuan më 18 gusht, dhe Eliza konfirmoi lajmin duke postuar një seri të fotografive të dasmës në llogarinë e saj në Instagram. Aktorja e përshkroi postin me ‘8.18.18’ duke ia bashkëngjitur një zemër në formë emoji. Ajo gjithashtu konfirmoi se ceremonia e dasmës u zhvillua në Boston, transmeton Klan Kosova./ Prive
