“Dashurinë që nuk ma falni kur jam gjallë, haram iu qoftë nëse e ruani për ditën kur të vdes”- Reagon ashpër aktorja shqiptare: Gjithë jetën …
Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale mbi harresën e njerëzve që japin kontribut të madh në art.
Ajo u shpreh se artistët që i kushtojnë jetën skenës e pubikut kujtohen vetëm kur vdesin.
Reagimi i saj vjen pas ndarjes nga jeta të gazetares dhe këngëtares së njohur Violeta Rexhepagiqi.
Postimi i plotë:
Tan jeten ja kushtojme artit, skenes, publikut.
N’rruge duhemi me kon gjithmone tu buzqeshe me argetu secilin qytetar edhe jashte orarit t’punes. Se me bo pak me kon n’mendime ta veshin ni artikull qe ki probleme, nuk je e lumtur, shpikin naj titull. Nese jo portalet, kane me fillu me t’perqeshe ata t’cileve dje ja u ke ndreq diten BASH TI.
E jetojme 1 jete t’harrum, e kur vdesim kthehemi n’legjenda t’paharrushem me mbishkrimin “do t’kujtojme cdo dite”.
Dashnine qe nuk ma falni sa jom gjalle, haram ju koft krejtve qe e rujne per diten kur kom me vdeke.