Dashuria zgjat mbi 3 vjet, Afërdita Dreshaj merr surprizë nga bashkëshorti për 5-vjetor

Ka shumë pak kohë që është martuar, por këngëtarja Afërdita Dreshaj ka zbuluar sot se ka plot pesë vite që ka takuar bashkëshortin e saj, hokeistin çek, Jakub Kindl. Afërdita ka publikuar foto në profilin e saj në “Instagram”, me një surprizë që ka marrë me rastin e përvjetorit të takimit të parë. “U zgjova me këto. 5 vite më parë takova bashkëshortin”, shkruan Afërdita teksa publikon një foto me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq në krevat. Gjithashtu Dreshaj ka publikuar edhe fotografinë e parë të bërë së bashku, shkruan Panorama Plus. “5 vite më parë takova dashurinë e jetës sime, dhe kjo fotoja është e parë së bashku. Sot e thërras bashkëshort!”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me foton, duke përmbysur stereotimin që dashuria dhe romanca zgjasin vetëm 3 vjet. Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë në qershor, pasi u martua me sportistin çek, Jakub Kindl.