
Dashuria vazhdon, amaa ka një moment kur Julka dhe Andi i kanë serioze zënkat…
Julka dhe Andi kanë treguar me postimet në rrjetet sociale se janë nga ato ciftet që e shijojnë lidhjen si në ditën e tyre të parë kur kanë vendosur të jenë bashkë. Së fundmi ajo ka ndarë një video krah bashkëshortit, plot energji, duke kërcyer e kënduar bashkë.
“Kjo është mënyra se si dashuria vazhdon. Ore grindemi dhe në ndonjëherë, por grindemi me zemër shpirt. Kur i drejtohemi njëri- tjetrit me Andi& Julka keq puna”, ka shkruar Julka duke qeshur.
Dyshja janë prindër të dy djemëve, Ian dhe Greg dhe në një intervistë në ‘Ftesë në 5’, Julka ka treguar se e quan gjithmonë të dashurin e saj Andin dhe jo bashkëshort.