“Dashuria nuk ka pse indinjon dhe nxisë urrejtje…” Fjoralba Ponari reagon pas deklaratës së Luizit për homoseksualët!
Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” krah Salsanos dhe Xhemit.
Fjoralba është mjaft aktive me postime në rrjete sociale dhe së fundmi e kemi parë tepër të angazhuar me komente në llogarinë e saj personale në Instagram lidhur me këtë edicion të ‘BBV’. Në Instastory-n më të fundi ajo ka ‘dy fjalë’ edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejt drejtuar Luizit dhe deklaratës së tij për homoseksualët, gjë që ka krijuar mjaft ‘zhurmë’ në rrjet.
Seksualiteti nuk është zgjedhje! Siç do t’i shpjegoni fëmijës tuaj nesër vrasjet/ përdhunimet, abuzimet dhe cënimet e të drejtave të tyre, ashtu mund t’i sqaroni dhe me atë seksualitet që lind me atë vdes, e përqafon apo jo, do varet gjithmonë nga guximi dhe dëshira për të jetuar të lirë. Dashuria dhe pranimi i vetes pa cënuar askënd, nuk ka pse indinjon dhe aq më tepër pse të nxisë urrejtje tek askush. Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar për opinionin publik.
Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Disa ditë më parë Fjoralba ka postuar në Instagram një foto me partnerin e saj të zemrës, i cili e mban atë mbi shpinë.
Top Albania Radio