“Dashuria ngjiti”, Redon Makashi rrëfen propozimin e çuditshëm që ka bërë në jetë
Këngëtari Redon Makashi është shumë i rezervuar për jetën e tij private. Ai nuk ka preferuar që të tregojë për një person konkret në jetën e tij, por ka thënë se “që në momentin që ka lindur ka qenë i dashuruar”.
“Qëkur kam lindur, kam qenë i dashuruar. Kur bëhesh nga dy prindër të dashuruar, lind një fëmijë që është i dashuruar”, ka thënë ai.
Makashi ka treguar në “Kurthin e Piter Pan” se propozimi i tij i parë ka qenë në një letër çamçakëzi ku ka shkruar “Të dua”.
“Një propozim që ka qenë i imi i hershëm pikërisht ka qenë me letër çamçakizi ka qenë propozimi im i parë. Kam shkruar aty një fjalë “Të dua”. Dashuria ngjiti. Atëherë ka qenë një romancë shumë e bukur që kur mendohet t’i thuash dikujt sot, as nuk i shkojnë në mend këto lloj propozimesh.”– ka treguar këngëtari.