“Dashuria mposht gjithçka!”- Nuk i ndal as koronavirusi, nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufirin midis dy vendeve
Koronavirusi nuk e ka ndaluar këtë çift të martohen. Një grua norvegjeze dhe partneri i saj suedez zhvilluan ceremoninë e martesës në kufirin midis dy vendeve.
Ndërsa të ftuarit në dasmë qëndronin në secilën anën të kufirit, në përputhje me kufizimet e COVID-19.
Çifti thanë për BBC News se nuk mund të prisnin për tu martuar derisa të hiqeshin masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Ne nuk donim të ndryshonim datën … gjithçka që donim ishte të martoheshim!”– thanë ata.
Për shkak se Suedia ka vendosur masa më të lehta ndaj COVID-19, vendet fqinje si Norvegjia nuk e kanë përfshirë në listën e destinacioneve ku njerëzit mund të udhëtojnë.
Ndaj Camilla Oyjord dhe Alexander Clern vendosën ti jepnin fund beqarisë dhe të kurorëzonin dashurinë në martesë në mes të një pylli në rajonin jug-lindor të Holebekk, në kufirin mes dy vendeve që ishte i ndarë me një fjongo të bardhë.
Çifti qëndruan në anë të ndryshme të kufirit së bashkua me familjarët e miqtë e tyre.
Camilla Oyjord tha se e kishte sugjeruar idenë si shaka por miqtë dhe familjarët iu përgjigjën me entuziazëm.
“Ne donim të ishim burrë e grua! Dashuria mposht gjithçka,”- tha nusja.
Ndërsa dhëndri shtoi se nuk e mendonte që njerëzit do të vinin pasi ishte një rrugë e gjatë nëpër pyll.
Por aty kishte edhe dy persona të paftuar. Ata ishin oficerët e policisë që ishin atje për të siguruar që askush të mos e kalonte shiritin.
“Policët na pyetën me mirësjellje nëse mund t’i bashkoheshin dasmës dhe të vëzhgonin. Sigurisht që i thamë po,”– shtuan të sapomartuarit.
/Panoramaplus.al