“Dashuria është çelsi i çdo porte”- Miriam Cani publikon foton e rrallë familjare dhe jep mesazhin: Të rrimë në shtëpi për njëri-tjetrin
Miriam Cani ka publikuar një foto të rrallë familjare për të dërguar mesazh sensibilizimi për shqiptarët.
Këngëtarja postoi për herë të parë një foto të përbashkët të familjes së saj, tashmë të shtuar me një anëtar të ri.
Në imazhin e ëmbël shihet Miriam duke mbajtur në krah djalin ndërsa pranë tyre janë Alban Skënderaj dhe vajza Ameli që qeshin teksa vështrojnë Duam.
“Dashuria është çelsi i çdo porte”– shkroi Miriam. Dhe më pas u kërkoi shqiptarëve të qëndrojnë të izoluar për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
“Të rrimë në shtëpi për njëri-tjetrin”– shtoi këngëtarja.
Çifti mirëpriti në jetë Duam në muajn janar, të cilit i kushtuan edhe një këngë me emrin e tij përpara se të lindte.