“Dashuria e përjetshme”/ Çifti i të moshuarve shënon rekord në Britani, festojnë 81-vjetorin e martesës së tyre! Ja sekreti i suksesit

Një çift të moshuarish ka festuar 81-vjetorin e martesës, duke u bërë çifti më jetëgjatë i martuar në Britani.

Ron Bond, 102, dhe gruaja e tij Joyce, 100 vjeçe, të cilët ndajnë një banesë në një fshat të pensionistëve të Milton Keynes, janë martuar më 4 janar 1941.

Miqtë fillimisht dyshuan nëse të porsamartuarit do të qendronin bashkë për një kohë të gjatë, por Ron dhe Joyce e kanë vërtetuar se e kishin gabim dhe kanë kaluar më shumë se tetë dekada së bashku.

Çifti, të cilët kanë dy fëmijë dhe janë stërgjyshër, thonë se kompromisi dhe ‘kujdesi për njëri-tjetrin’ është sekreti i lidhjes së tyre të gjatë të dashurisë.

Joyce, një ish-punëtore e kompanine Woolworths, tha: Ne kurrë nuk prisnim të arrinim 81 vjet martesë, ne e dimë se jemi shumë me fat që kemi arritur këtë qëllim të mahnitshëm.

Joyce ishte vetëm 19 vjeç kur u martua me Ronin pasi u dashurua me shikim të parë. Ron, i cili ishte 21 vjeç në ditën e tyre të dasmës, u ndje njësoj.

Pasi shërbeu në Luftën e Dytë Botërore, Ron punoi në një servis makinash.

Çifti, të cilët kanë edhe dy fëmijë morën edhe një letër pergezimi nga Mbretëresha me rastin e 80-vjetorit te tyre në vitin 2021.