‘Dashuria e jetës sime’: Reperi konfirmon lidhjen me Rihanna-n!
Momenti për të cilin kishim pritur gjatë erdhi! Rihanna është zyrtarisht e lidhur me reperin A$AP Rocky! Romanën ishte ky i fundit që e konfirmoi përmes një deklarate të fuqishme dashurie, ku e quan Rihanna-n “dashurinë e jetës së tij.”
Gjatë një interviste për GQ, reperi amerikan për herë të parë i është referuar Riri-it si “dashuria e jetës sime”, “zonjusha ime”, duke e bërë të qartë që mes tyre ka diçka!
Ai nuk tregoi asgjë me detaje, por në vija të përgjithshme tha se “është shumë mirë kur je në një marrëdhënie me njeriun e duhur”.
“Ajo vlen sa për 1 milionë të tjera! Mendoj se kur e ndjen, e ndjen! Ajo është e duhura!”
Përveçse dukej kokë e këmbë i dashuruar, reperi nuk përjashtoi as mundësinë për t’u bërë një ditë baba.
“Nëse kjo përfshihet në fatin tim, sigurisht që dua të bëhem baba!”
Në fakt, zërat se mes tyre ka diçka qarkullojnë që prej dhjetorit të kaluar. Sipas Us Weekly, A$AP ka qenë i dhënë pas Rihanna-s prej shumë vitesh dhe është ai që gjithnjë përpiqej ta kthente raportin e tyre në flirtues.
Sot, gjërat kanë ndryshuar dhe të dy janë kokë e këmbë të dashuruar pas njëri-tjetrit!
/Anabelmedia