“Dashuri…”- Vëllezërit Veshaj festojnë ditëlindjen, urimi i Jonida Maliqit për të dashurin dhe kunatin merr gjithë vëmendjen

Dy aktorët e njohur të humorit, vëllezërit binjakë Romeo dhe Donald Veshaj festojnë sot ditëlindjen.

Dhe urimi i këngëtares Jonida Maliqit ka marrë gjithë vëmendjen.

Ajo postoi një video të të dashurit të saj Romeos dhe kunatit Donaldit duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

“Dashuri u bëfsh edhe 100 vjeç dhe qofshi përherë bashkë e të lumtur kështu si sot,”– shkroi këngëtarja, krahas videos ku dy aktorët duken shumë të lumtur.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë në një lidhje prej disa kohësh.

Fillimisht ata e mbajtën të fshehtë, por tani e kanë zyrtarizuar lidhjen.

Çifti duken shumë të dashuruar dhe postojnë pothuajse gjithë kohës video e foto së bashku, ku nuk mungojnë as dedikimet romantike.

/Panoramaplus.al