Dashuri, tradhëti, ndarje dhe ribashkim/ Vijon telenovela Icardi-Wanda Nara, modelja shoqëron futbollistin në stërvitje. Kushtet që çifti i ka vendosur njëri tjetrit
Dashuri, tradhëti, ndarje, ribashkim me kushte, gjithçka po ndodh midis çiftit Wanda Nara dhe Mauro Icardit, Më një telenovelë që vetëm vijon në serinë e radhës ditët e fundit.
Çdo ditë mediat e huaja publikojnë dëshmi dhe fakte të reja nga tradhtia e Icardit me aktoren e njohur argjentinase Eugenia Suarez. Edhe pse Icardi vazhdon të tregojë shenja të një pajtimi, Wanda nga ky drejtim është më e rezervuar dhe nuk e ka falur plotësisht bashkëshortin.
Icardi është rikthyer në stërvitje me PSG-në pasi ka munguar dy ditë pune dhe në ndeshjen kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.
Los Angeles de La Manana ka raportuar se vetë Ëanda e çoi Icardin në stërvitjen e PSG-së, megjithëse mbetet e panjohur nëse sulmuesi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Marsejës.
“Ata kanë filluar të flasin”, tha Yanina Latorre në emision. “Ajo e solli atë në stërvitje sot, por ai i dha kushtet në të cilat do të kthehej në punë”, theksoi tutje.
“Ajo dëshiron që të dy të fshijnë llogaritë e tyre në Instagram, por të postojë një fotografi të çiftit dhe familjes përpara se ta bëjë këtë. Në këmbim, ai duhet t’i premtojë asaj besnikëri të përjetshme”, shtoi ai.
“Wanda nuk dëshiron të punojë më si influencuese dhe ai nuk dëshiron që ajo të udhëtojë vetëm në aeroplan privat”, shtoi burimi.
Wanda është gjithashtu agjente e Icardit dhe motra e saj, Zaira, ka thënë se gruaja e lojtarit është e indinjuar me kërkesat e tij