I dashuri i Jennifer Lopez zbulon pse nuk u lidhën që kur ishin adoleshentë: “Nuk do të kishte funksionuar”

Janë njohur kur ishin shumë të rinj, por vetëm shumë vite më vonë, pas eksperiencave përkatëse vendosën të lidhen me njëri- tjetrin. Alex, i dashuri i Jennifer Lopez ka treguar se në qoftë se do të lidheshin kur ishin 20-vjeçarë raporti nuk do të funksiononte, sepse ishte i papjekur në atë kohë. Lidhja jonë po funksionon sepse u lidhëm vonë. Nëse do të ishim lidhur kur ishim 20-vjeç nuk do të kishte funksionuar. Ishim shumë të rinj. Unë isha i papjekur. Ndryshimi më i madh i jetës ishte kur nga baba i dy vajzave, u bëra baba i katër fëmijëve”, sipas Who. Ai gjithashtu ka theksuar se ende nuk janë të fejuar, por ndihen shumë të lumtur.