Dashuri e zjarrtë në Instagram/ Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj të çmendur pas njëri-tjetrit
Ndonëse janë një çift që asnjëherë s’e kanë konfirmuar romancën e tyre, mbeten dy emrat më të lakuar të mediave rozë as u përket dashurisë së tyre. Moderatorja e famshme shqiptare Luana Vjollca, ka këto vite është në një lidhje me djalin nga Kosova, Krenar Çoçaj, i cili dikur ka qenë i dashuri i këngëtares, Dafina Zeqiri. Çifti nuk kanë dalë hapur deri më tani, megjithatë fotografitë e tipit paparazzi s’kanë mbetur pa u shkrepur, por as komentet e dashurisë nuk ia kanë kursyer me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, shkruan Prive. Ndërkohë Luana do të performonte në Ulqin, Krenari i ka komentuar se duhet t’i thërrasin zjarrfikësit sepse Luana pritet ta çmendë atmosferën. As Luana, nuk ka vonuar t’i përgjigjet të dashurit të saj duke i shkruar: “Thirri ti”! Kjo na bën të kuptojmë, që Vjollca ka shkuar në Ulqin e shoqëruar nga i dashuri i saj, ndonëse s’janë parë gjëkundi bashkë, dhe se ata kanë një dashuri të çmendur për njëri-tjetrin.