
I dashuri e shfrytëzonte për pasurinë, Dhurata Ahmetaj zgjedh më mirë të vdesë sesa të martohet me të
Këngëtarja Dhurata Ahmetaj thotë se “vdekja” do të ishte më e mirë për të sesa të rikthehej me ish-të dashurin e saj. Dihet se ndarja mes Dhuratës dhe ish-të dashurit Argjend Haradinaj është përfolur shumë dhe nuk ka qenë pa skandale, shkruan Gazeta Express. Këngëtarja ka treguar se ai e shfrytëzonte atë, duke ia shfrytëzuar famën dhe pasurinë që po fitonte me anë të karrierës së saj si artiste. E tani duket se Dhurata e ka harruar plotësisht dhe nuk ka fare dëshirë t’i kthehet kësaj pjese të jetës. Në një nga pyetjet e fansave në profilin e saj në Instagram, ajo ka treguar se mes asaj se a do të zgjidhte të kthehej me të dashurin apo më mirë të vdesë, ajo zgjedh vdekjen.
