I dashuri i Dua Lipës kapet në flagrancë, Isaac Carew fiksohet tek të pasmet e Jennifer Lopez

Isaac Carew, modeli e kuzhinieri i famshëm britanik, është i dashuri i Dua Lipës dhe e ka shoqëruar mbrëmë këngëtaren në debutimin e saj në tapetin rozë të mbrëmjes MET GALA 2019-të.

Isaac-Carew-2

E përderisa Dua Lipa po dukej si një mbretëreshë e veshur e tëra në Versace, i dashuri i saj u kap duke e shikuar Jennifer Lopez. Por, s’i vëmë faj sepse Lopez po dukej një ‘sex bombë’ në fustanin e saj, i cili bën pjesë në mesin e veshjeve më të bukura të kësaj mbrëmjeje për këtë vit, shkruan Prive. Megjithatë, Isaac dhe Dua po dukeshin shumë bukur bashkë, ndërsa këngëtrja me origjinë shqiptare, mori shumë vëmendje me paraqitjen e saj të parë.